Subscribe

Dalin në dritë të tjera detaje te rëndësishme në lidhje me vrasjen e kryer të martën në orën 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë ku u ekzekutua Santiago Malko.

Ish polici u qëllua me 4 plumba teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip BMW X5, me targa AA153OO.

Autoret pastaj dogjen makinën tip Benz në dalje të Tiranës, në fshatin Ferraj.

Breda makinës, policia ka gjetur armen tip kallashnikov me të cilët dyshohet të jetë kryer vrasja.

Po ashtu ne vendngjarje jane sekuestruar 9 gezhoja. Autoret e kane ndjekur viktimen me makine duke i prere rrugen me nje furgon te bardhe dhe me pas eshte qelluar edhe nga nje makine tip Benz. Objektivi i atentatit ka humbur kontrollin e makines dhe eshte perplasur me murin e nje banese.

Ndërkohe forcat e rendit kanë emrin e të paktën një prej të dyshuarve si autore të vrasjes.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.A.

Ndërkohe për këtë vrasje janë shoqëruar në komisariat gjatë natës të paktën 10 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *