E martë, 3 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Kosova

Zbulohet arsenal armësh dhe uniforma të policisë serbe në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, ka realizuar një tjetër aksion në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë, aksioni është zhvilluar më 28 janar në lagjen Bërxhane, pas informatave se në një shtëpi të braktisur mund të kishte materiale të paligjshme.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur, ndër të tjera, “një minë kundër këmbësorisë me detonator”, municion të kalibrave të ndryshëm, barut, pajisje ushtarake, si dhe uniforma dhe këmisha të Policisë së Serbisë.

Për shkak të materialit eksplodues, në vendngjarje ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë