E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zbulohen prova të reja për rusët/ Në makinën e tyre u gjetën pllaka ari dhe skica e uzinës së Gramshit

Hetuesit në Elbasan kanë zbuluar prova të reja në automjetin e rusëve dhe atij ukrainas që u kapen në uzinen e Gramshit.

 

Reklamë

Mësohet se janë gjetur 3 pllaka ari, afro 60 gram secila. Për hetuesit këto vlera materiale ngrenë dyshime, pasi nuk përdoren nga blogerë, siç pretendojnë të arrestuarit.

 

Ndërkohë një provë tjetër, e gjetur në celularin e njërit prej të arrestuarve është një skicë, e cila ka të shënuar të gjithë planimetrinë e uzines se Gramshit, madje edhe vendndodhjen e rojeve të turnit.

 

Sipas burimeve, kjo skicë tregon se Uzina ishte vëzhguar për një kohë të gjatë nga tre të arrestuarit dhe nuk ishin thjesht kalimtar dhe të apasionuar pas fotove.

 

Në lidhje me lajmet se Moska ka lëshuar fletë-arresti për rusen e kapur në Gramsh, Svetlana Timofeva, ku sipas mediave të huaja kishte marrë sekrete shtetërore, të njëjtat burime nga Prokuroria e Elbasanit shprehen se nuk kanë marrë asnjë letër-porosi.

Më shumë video

Reklamë