E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Zbulohen pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës

Kompania “Integrated Energy”, që ka fituar të drejtën e përpunimit të mbetjeve në Landifllin e Sharrës, që njihet si projekti i inceneratorit të Tiranës, i është përgjigjur disa prej akuzave të ngritura nga politika. Administratorja e kompanisë Ariola Kodra dha këtë përgjigje për moderatoren Rajmonda Lajthia në emisionin E-ZONE në Vizion Plus lidhur me pronarët e këtij koncesioni.

 

Rajmonda Lajthia: A janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri pronarët e këtij koncesioni?

Ariola Kodra: Ne jemi vënë shpesh në qendër të akuzave, mund t’ju them se këta zotërinj nuk janë pronarët e këtij projekti, sikundër flitet në media apo në akuzat politike.

Reklamë

Rajmonda Lajthia: Nëse nuk janë këta zotërinj, atëherë kush janë pronarët?

Ariola Kodra: Janë shoqëri të nderuara që operojnë sipas ligjeve dhe standardeve të kompanive evropiane. 

 

 

Znj.Kodra ftoi të gjithë skeptikët e këtij projekti të shkojnë në Landfillin e Sharrës dhe të shohin ndryshimet që ka pasur kjo zonë si pasojë e punimeve që po kryen kompania koncesionare. Referuar të dhënave, inceneratori i Tiranës pritet të fillojë në janar të vitit 2021.

 

Administratorja e kompanisë hodhi poshtë edhe akuzat se kanë përfituar para nga buxheti i shtetit, duke sqaruar se kanë marrë vetëm tarifën prej 29 eurosh për përpunimin e mbetjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë