Katër predha antitank, si dhe disa municione të ndryshme u zbuluan në qytetin e Klosit këtë të premte.

 

Ato u gjetën në vendin e quajtur “Pazari i Vjetër”, nga banorë të zonës të cilët ishin duke punuar tokën bujqësore në afërsi të ish-repartit ushtarak.

 

Predhat u dërguan në tiranë për t’u demontuar nga forcat e repartit të xhenios.

 

Një predhë granatëhedhëse u gjet para pak ditësh edhe në shtratin e lumit Mat, pranë Klosit.

 

Ndonëse në maj të vitit 2016, ministria e mbrojtjes i certifikoi të sigurta tunelet e Klosit, në zonë ende ka armatime të cilat rrezikojnë jetën e banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *