E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohen kanabis, armë dhe municione në Zall-Bastar, dy të arrestuar

Komisariati numër 4 në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Bulceshi”, ku janë sekuestruar 3 armë zjarri, një armë e ftohtë, municion luftarak. Po ashtu janë asgjesuar 60 bimë kanabis.

 

Në pranga përfundunduan dy shtetas, si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit dhe armëmbatjes pa leje.

 

Reklamë

Ata janë shtetasit me iniciale L. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar dhe shtetasi P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë;

 

Gjatë kontrollit të territorit dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara më parë, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Bulcesh, Njësia Administrative Zall-Bastar, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

 

Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë