E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbulohen dy skema të reja piramidale online, policia e Fierit nis hetimet

Pamjet nga operacioni i kaluar Xuex

Policia e Fierit ka nisur hetimet për dy skema të tjera piramidale online.

Këto skema janë të ngjashme me Xuex, firmën piramidale që u godit para disa ditësh nga policia.

Në operacionin e kaluar ndaj Xuex, u arrestuan 6 persona, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Reklamë

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj se janë siguruar foto dhe materiale nga platformat e reja të mashtrimit, të cilat ndihmojnë në identifikimin e personave të përfshirë.

Sipas informacioneve paraprake, një nga skemat rezulton tashmë e mbyllur, ndërsa tjetra ka qenë ende aktive deri para pak ditësh.

Hetimet janë përqendruar në zbulimin e lidhjeve të mundshme mes këtyre skemave dhe grupit të arrestuar më parë, ose nëse bëhet fjalë për një grup tjetër.

Shuma e investuar nga qytetarët e mashtruar niste nga 1 mijë dollar, por kishte qytetarë që kishin investuar edhe deri në 5 mijë dollarë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë