Kultivimi i bimëve narkotike në Shqipëri do të jenë sërish nën lupën e autoriteteve italiane, raporton Vizion Plus.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, përmes një marrëveshjeje me palën italiane është dakordësuar që edhe për vitin 2021 të vijojnë në operacione të përbashkëta luftën kundër kanabisit.

Sipas protokollit të nënshkruar, për herë të parë krahas monitorimit me avionë, do të ketë dhe monitorim me dron inteligjentë.

Marrëveshja e re e nënshkruar nga drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe homologu i tij italian Franco Gabrielli, ka si qëllim të shtojë misionet monitoruese ajrore të përbashkëta ne të gjithë territorin e vendit.

Një tjetër pikë e marrëveshjes mes dy policive është dhe krijimi i një shërbimi të mbikëqyrjes detare, për të luftuar zhvillimin e trafiqeve të paligjshme përmes detit.

 

Nënshkrimi i këtij protokolli ka si prioritete:

 

➡️ Sintetizimin e përpjekjeve të përbashkëta të dy policive, në luftën kundër fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike në territorin shqiptar, duke shtuar aftësitë zbuluese nëpërmjet përdorimit të teknologjisë më të avancuar;

 

➡️ Zgjerim të spektrit të përdorimit të mjeteve fluturuese për vëzhgim ajror të territorit, me qëllim shtimin e aftësive zbuluese të misioneve monitoruese ajrore të përbashkëta, duke siguruar mbulim më të plotë të gjithë territorit;

 

➡️ Përdorim të teknikës monitoruese, fluturuese me helikë dhe dronëve që ka në përdorim Policia e Shtetit dhe pala italiane, me qëllim intensifikimin e fushatës monitoruese, duke garantuar mbulimin edhe të atyre pak zonave që mund të mos kapen nga monitorimi me avion;

 

➡️ Krijimin e një Shërbimi të Mbikëqyrjes Detare që përfshijnë të dy vendet, për të luftuar zhvillimin e trafiqeve të paligjshme përmes detit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *