Subscribe

Ekspedita e përbashkët arkeologjike shqiptaro-franceze i ka dhënë fund gërmimeve pranë forumit bizantin dhe kishës katolike Shën Luçia në qytetin e Durrësit.

 

Gjatë gërmimeve të kryera në këto dy zona, u evidentuan një sërë gjetjesh interesante sa i takon Durrësit antik.

 

Nga ekspedita kane dale ne drite  banesa që mendohet se i përkasin shekullit të II dhe III pas krishtit ku jane gjetur edhe gjurme te diegies.

 

Kjo ka ngritur dyshime tek arkeologët se qyteti mund të jetë djegur gjatë periudhës romake.

 

 

CATHERINE ABADIE REYNAL – BASHKEDREJTUESE E PROJEKTIT

Jemi ketu ne pjesen e forumit ne shekullin e 5 pas krishtit dhe synojme te shkojme me poshte per te pare evolucionin e qytetit. Kemi arritur te kapim nivelet e periudhes romake. Me konkretisht jane dy shtresa banesash. Njera e shekullit te trete pas krishtit tjetra e shekullit te dyte pas krishtit te dyja te shkaterruara si pasoje e zjarreve masive qe do ti shohim me pas ne germim ku tregohen gjurmet e djegieve qe kane shkaterruar banesat.

 

Gjetjet sipas arkeologes Brikena Shkodra, tregojnë evolimin e qytetit ndër vite.

 

Ekspedita kishte në fokus zbuzlimin e vendndohjes se portit te hershëm te Dyrahut por arkeologet nuk arriten ne nje rezultat konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *