E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Zbrazet” spitali “Shefqet Ndroqi”, ja ku transferohen pacientët me COVID

Pacientët e shtruar në sanatorium brenda pak ditësh do të transferohen në spitalin infektiv për shkak të numrit të ulët të kërkesës për trajtim spitalor, ndërsa Covid 2 do t’u rikthehet pacientëve me sëmundje pulmonare.

PELLUMB PIPERO

MJEK INFEKSIONIST

“Trendi i pandemisë është në trend ulës. Gjendja në spitalet covid është mjaft e qetë. Ne kemi më pak se 30 të shtruar sot, janë nën kontroll ndërsa nuk kemi raste të intubuara. Janë disa në terapi paraintensive. Nr i rasteve që kërkojnë shtrim është i qëndrueshëm, ne kemi një rast në një apo dy ditë që shtrohet. Ka ardhur momenti që spitali covid 2 lirohet nga ngarkesa me të sëmurët me covid pasi po shkojmë drejt fundit të pandemisë.”

Reklamë

 Situata në mbarë vendin duket e qëndrueshme, por sipas mjekut Pipero në fund të muajit qershor, mund të krijohet imuniteti i tufës.

“Nuk besoj se ne e kemi arritur imunitetin e tufës, në mes të qershorit mund të arrihet kur te jenë vaksinuar mbi 1 mln qytetare.”

 Pipero pohon se nuk kanë munguar as rastet e trajtuara me variantet e reja, por nuk kanë rezultuar fatale për pacientët. Ndërsa indikatorët që po çojnë në rastet sporadike të infektimeve dhe qëndrueshmërinë e situatës janë masat kufizuese, vaksinimi dhe rritja e temperaturave.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë