Subscribe

Tifozët e parë të Romës kanë mbërritur tashmë në Shqipëri.

 

Ata zbarkuan në portin e Durrësit mëngjesin e kësaj të marte me tragetet e linjës. Të organizuar, grupi i tifozëve u nis drejt kryeqytetit.

 

Burime portuale thanë se të mërkurën pritet të vijnë më shumë tifoz. Në dispozicion janë vendosur dy tragete me kapacitet prej 5000 pasagjerësh.

 

Ndërkohë shumë të tjerë nga Italia e Holanda pritet të hyjnë në Shqipëri edhe përmes pikave kufitare, si dhe linjave ajrore.

 

Për të përballuar fluksin, autoritetet janë vendosur në gatishmëri. Krahas policisë edhe bluzat e bardha për ndeshjen finale do të punojnë me staf të shtuar për të përballuar çdo emergjencë, ndërsa do të shtohet numri i autoambulancave.

 

 

OGERTA MANASTIRLIU

 MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 “Masat janë marrë që përpos 9 autoambulancave që do të jenë në postacionet fikse, janë edhe 7 autoambulanca të tjera shtesë, të cilat janë në qarkullim. Pra emergjencat shëndetësore në Tiranë do të përballohen me kapacitete të shtuara, sepse gatishmëria do të jetë e shtuar. Nga ana tjetër, edhe ekipet mjekësore, të cilat do të vendosen në stadium, janë 8 ekipe që janë përgatitur me mjekë, infermierë që do të jenë brenda në stadium. Janë gjithashtu edhe autoambulancat jashtë stadiumit, të cilat kanë mundësi që të transportojnë, në rastet që mund të ketë ndonjë emergjencë shëndetësore”

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se edhe tre spitalet universitare në Tiranë do të jenë në gatishmëri të shtuar me shtretër të dedikuara për rastet emergjente që mund të paraqiten.

 

Ndërkohë të gjitha rrugët e Tiranës do të jenë të bllokuara më datë 25 maj, Konkretisht mësohet se janë 35 akse rrugore që do të ndalohet qarkullimi. Duke filluar nga bulevardet kryesore të Tiranës, rrugët pranë institucioneve të rëndësishme, rruga e Kavajës, ajo e Durrësit, Myslym Shyri, Ibrahim Rugora, rruga e Dibrës dhe shume segmente tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *