E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbardhet vrasja në Memaliaj, arrestohen autorët

Policia ka vënë në pranga autorët e vrasjes së 43-vjeçarit në fshatin Rabije.

 

Në prangat e policisë kanë rënë Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

 

Sipas policisë ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, paraditen e ditës së enjte, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

 

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin Alket Muho për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

Vazhdo të lexosh