Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që ka pezulluar zgjedhjet për Federatën Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin.

Në vendim thuhet se Gjykata e Tiranës ka vendosur që FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar më parë ankesat në gjykatë.

Në këtë mënyrë, zgjedhjet për FSHF të planifikuara për në 2 mars do të shtyhen, deri sa të mbarojë fillimisht gjykimi i shkeljeve. Gjykata e Tiranës ka vendosur që zgjedhjet e FSHF të bëhen vetëm pas vendimeve penale për shkeljet.

 

Vendimi i zbardhur i Gjykatës:
Vendosi:
Pranimin e kërkesës së palës kërkuese
Marrje e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:
1-Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit Nr.1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
2. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.02.2022 të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
3. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së në ushtrimin kompetencave të tij statusore për organizimin , mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të Arsyetuar.
U shpall në Tiranë më datë 17.02.2022
Gjyqtar Fida Osmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *