Subscribe

Policia e Beratit ka zbardhur ngjarjen e rëndë ku mbeti i plagosur 45-vjeçari Admir Bejo.

 

Pasi janë sekuestruar kamerat e sigurisë në afërsi të zonës, hetuesit kanë zbuluar se i plagosuri ka qenë në banesën e fqinjit të tij, i cili është shpallur në kërkim si autori kryesor i plagosjes.

 

Duket se mes dy personave ka patur një konflikt që ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Fqinji 36-vjeçar ka qëlluar me 6 plumba në drejtim të Bejos, 2 prej të cilëve e kanë kapur në pjesën e barkut.

 

Nga ana tjetër edhe i plagosuri ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me dy plumba mbi autorin, por ai ka shpëtuar.

 

Menjëherë, Admir Bejo ka dalë nga banesa e autorit dhe ka ecur disa metra deri sa është rrëzuar në tokë, ku është gjetur nga kalimtarët që më pas lajmëruan policinë.

 

Ende nuk dihet arsyeja e sherrit mes autorit dhe të plagosurit. Ky i fundit njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe merrte para borxh nga njerëz të ndryshëm.

 

Jo vetëm kaq, por Bejo ka qenë i dënuar më herët pasi në vitin 2017 së bashku me vëllain e tij tentuan të vrisnin 2 persona.

 

45-vjeçari, pasi mori ndihmën e parë në Berat u dërgua në Tiranë në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *