Është zbardhur ngjarja e pak ditëve më parë, ku u raportua se dy vëllezër rrëmbyen një 15 vjeçar, i cili u kishte grabitur në shtëpi.

 

Mësohet se dy vëllezërit Fatjon dhe Albion Hoxha në mirëbesim i kishin dhënë çelsin e shtëpisë së tyre për të marrë një porosi të tyre, djalit të xhaxhait Armand Hoxha. 15 vjeçari  i zgjuar i kishte bërë kopje çelsit dhe vinte e merrte lek sa herë që i duheshin.

 

Kjo gjë solli një grindje midis prindërve të dy vëllezërve Hoxha se kush i merrte lekët fshehurazi.

 

Më pas ata vendosën që ta ruanin shtëpinë, dhe vunë re se 15 vjeçari kishte çelës dhe hyri në shtëpi përsëri për të marrë lekë. Ndërkohë bie pre dhe dy vëllezërit e kërcënojnë duke i kërkuar shumën e parave që u mungonin. Por ka qenë një telefonatë në polici që policia vihet në lëvizje dhe arrestojnë dy vëllezërit për pengmarrje.

 

Dy vëllezërit Hoxha pritet të dalin para togave të zeza, ndërsa 15 vjeçari është proceduar në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *