E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zbardhet misteri i pilulës që piu Messi gjatë ndeshjes me Olympiacos

Gjatë ndeshjes Barcelona-Olympiacos që u mbyll 3-1, Leo Messi u pa duke futur diçka në gojë pas një faulli.

 

Pamjet televizive nuk ishte të qarta dhe kjo ka hapur dyert për shumë pyetje.

 

Reklamë

Çfarëdo që të ketë qenë, Messi e nxori nga çorapet e tij dhe e futi në gojë në minutën e 10-të ndeshjes.

 

Pas takimit me grekët, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde u pyet mbi këtë temë.

 

“Futi në gojë tabletë glukoze? Nuk e di çfarë ishte. Por, nëse ka pirë tabletë dhe shënoi, të pijë një tjetër”, ishte përgjigja e Valverdes, raporton Telegraf.

 

Messi në këtë ndeshje ka shënuar golin e tij të 100-të në garat që organizohen nga UEFA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë