E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zbardhet agjenda e Presidentit Begaj në vendet baltike

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt vendeve baltike, ku do të zhvillojë një tur vizitash dhe takimesh në Letoni, Estoni dhe Lituani.

Mësohet se gjatë kësaj vizite kreu i shtetit shqiptar do të zhvillojë takime me Presidentët e shteteve baltike, kryeministrat dhe krerët e parlamenteve.

Kjo është hera e parë që një President i Republikës së Shqipërisë ndërmerr një tur të tillë vizitash në vendet baltike.

Më herët zyra e shtypit e Presidencës njoftoi se në takimet me homologët, kryeministrat dhe krerët e parlamenteve në fokus të bisedave do të jetë  intensifikimi i marrëdhënieve me secilin nga këto shtete si aleatë në NATO, integrimin e Shqipërisë në BE, proceset  integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, roli i aktorëve të tretë etj. /Vizionplus.tv/

 

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh