Zbardhen emrat e drejtuesve të rinj të disa prej komisioneve parlamentare. Burimet konfirmuan se Komisioni i Ligjeve do të drejtohet nga Klotilda Bushka.

 

Në krye të Komisionit të Ekonomisë është vendosur Eduard Shalsi, ndërsa Komisionin e Sigurisë do ta drejtojë Nasip Naço.

 

Arben Pëllumbit nga ana tjetër i është besuar drejtimi i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, kurse Mimi Kodhel do të qëndrojë në krye të Komisionit për Politikën e Jashtme. Opozita merr Komisionin e Integrimit Europian dhe atë të Medias. Ermonela Felaj do të jetë nënkryetare e Kuvendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *