Subscribe

“Vizion Plus” zbardh emrat e ekipit të ri me të cilin kreu i PD-së, Lulzim Basha do të bëjë opozitë përballë mazhorancës socialiste. Përveç emrave të katër nënkryetarëve, të zbardhur më herët, mësohet se Edi Paloka do të qëndrojë në krye të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke zëvendësuar në këtë detyrë Bujar Nishanin.

 

Flutura Açka nga ana tjetër është propozuar të jetë kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës, ndërsa Jemin Gjana kryetar i Komisionit Zgjedhor. Si drejtues të komisioneve parlamentare që udhëhiqen nga PD, propozimet janë si më poshtë:

Jorida Tabaku në krye të Komisionit për Integrimin Evropian
Agron Gjekmarkaj në krye të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Albana Vokshi në krye të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Oerd Bylykbashi zv.kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Sorina Koti në krye të Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Helidon Bushati zv.kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Flamur Noka zv.kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare
Tomor Alizoti zv.kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme.

Këto kandidatura pritet të votohen në mbledhjen e Këshillin Kombëtar të PD-së, që do të mbahet nesër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *