E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zaptim të pronës publike e ndërtim pa leje, pranga 66-vjeçarit në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 66-vjeçar, për veprat penale ndërtim i paligjshëm dhe pushtimi i tokës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale  I. K., banues në Durrës.

Uniformat blu, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës,  para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë