Subscribe

Zana Berisha dhe Rreze Dautaj janë vajzat që mbajnë nga sot kurorat e më të bukurave ne Kosovë. Pas përzgjedhjes së përfaqësueses shqiptare, edhe Kosova ka vlerësuar vajzën nga Drenasi për bukurinë dhe elegancën që do ta çojë në Miss World dhe Miss Universe, por ndryshe nga produksioni shqiptar, në Prishtinë janë zgjedhur dy përfaqësuese.

 

Miss Universe Kosova është Zana Berisha, vajza që vjen nga Suhareka. 23-vjeçarja ka përfunduar studimet ne degën e ekonomisë dhe ka punuar si modele, edhe nen fokusin e fotografit të njohur Fadil Berisha.

 

Ndërsa, Miss World, Rreze  Dautaj jeton në Suedi, por kohët e fundit është shkëputur nga jeta e saj aty për të rrëmbyer kurorën e më të bukurës. Ajo ka shkëlqyer në të gjitha prezantimet.

 

Ashtu sikurse edhe Miss Universe Albania prezantoi vajzat pretendente ne Vizion Plus, edhe Kosova ka sjellë vajzat në një transmetim maratonë në Koha Vizion.

 

Spektakli i finales së Miss Universe Kosovo, ka ngjitur në skenë edhe këngëtarë, muzika e të cilëve ka shoqëruar vajzat pretendente për kurorën në sfilatat e tyre.

 

Pjesë e spektaklit “Miss Universe Kosova 2018”, që u transmetua drejtpërsëdrejti në Kosovë, Maqedoni, edhe në Shqipëri, përmes Vizion Plus ishin 17 vajza, e Zana Berisha pritet t’i bashkohet Miss Universe në fund të këtij viti, kur të gjitha shtetet të kenë zgjedhur më të bukurën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *