Subscribe

Samiti i vendeve të ballkanit perëndimor i cili u organizua këtë të enjte nga prestigjozja Britanike “The Economist” në Shkup, solli edhe njëherë në fokus bashkëpunimin e vendeve të rajonit mbi bazat e katër lirive themelore të BE.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

“Në Samitin e “The Economist” në Athinë, që u mbajt në korrik të këtij viti, theksova rëndësinë e një Ballkani të zhvilluar ekonomikisht dhe të integruar në Bashkimin Evropian. Kjo arrihet ekskluzivisht përmes bashkëpunimit me vendet e rajonit, unionin, SHBA-të dhe të gjitha vendet mike, me punë të përkushtuar dhe besim në një të ardhme më të mirë. Kjo përkthehet në siguri dhe mundësi për zhvillim ekonomik.”

 

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në iniciativa të orientuara nga Bashkimi Evropian.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Është e mundur që më shumë t’i integrojmë ekonomitë tona, duke i zbatuar katër liritë bazike, duke u integruar në një treg të përbashkët me BE-në dhe si çështje finale pranimi në BE. Nuk është e mundur që të ecim përpara nëse injorojmë ndodhitë e së kaluarës, ose duke injoruar realitetin aktual. Në vend të kësaj duhet të punojmë së bashku, ta pranojmë njëri tjetrin për t’u ballafaquar me të gjitha sfidat që hasim sot”.

 

Në panelin e parë kryeministror, krahas Zoran Zaev dhe Albin Kurtir, ishin të pranishëm zëvendëskryeministri shqiptar Arben Ahmetaj dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviq.

 

ZAEV: VENDI I BALLKANIT NE BE

 

KURTI: BASHKEPUNIMI NE RAJON SIPAS ORIENTIMEVE TE BRUKSELIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *