Subscribe

Pas takimit kokë më kokë në Shkup, kryeministri Zaev doli në një konference për shtyp me Presidentine  Kosovës Thaci.

 

Zaev tha se Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhjen e mundshme që do të përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

Sipas tij, eshtë e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik.

 

Ndërsa nga ana e tij presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, theksoi rendësin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke theksuar edhe rëndësine e ndërtimit të autostradës e cila do të mundësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

 

“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Hashim Thaçi, president i Kosovës, i cili gjithashtu përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

 

Kreu I shtetit kosovar tha se është po kaq e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje për shumë cështje që shqetësojnë Kosovën dhe Serbinë pavarësisht se sipas tij,  një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *