E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Video · Rajoni

Zaev: Të shtyhen zgjedhjet

Ndërsa VMRO-DPMNE synon të mbajë e vetme zgjedhjet në Maqedoni në datën 5 qershor, lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, kërkon shtyrjen e tyre për në vjeshtë ose në fundit të vitit 2016. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, duke folur për të përditshmen austriake “Der Standard”, ka thënë se procesi i votimit duhet të mbahet pas plotësimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike. “Duhet të pastrohen listat zgjedhore nga votuesit fantazmë. Nëse kjo arrihet dhe kreu i KSHZ-se thotë se lista është gati ne futemi në zgjedhje”, – deklaron Zaev. Procesi i votimit duket se po bojkotohet edhe nga Partia Shqiptare e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kjo shihet si një sinjal pozitiv nga Zaev. Nga ana tjetër, lideri i LSDM-së Zoran Zaev Është ndalur dhe te kriza politike. Ai tha se tensionet janë shtuar pas faljes që presidenti i ka bërë personave në hetim nga Prokuroria Speciale në të ashtuquajturin “skandal i përgjimeve”. Një gjë e tillë sipas Zaev është e papranueshme.

Më shumë video

Reklamë