E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Zaev prezanton programin qeveritar

Lideri i LSDM-se, Zoran Zaev ka prezantuar programin qeveritar, duke i bere njëkohësisht thirrje presidentit Ivanov qe brenda 10 ditësh t’i japë mandatin, per t’i dhënë fund krizes politike ne vend. Zaev tha se nuk ka platforme shqiptare, por ka program per te drejtuar Maqedoninë ne te mire te gjithë qytetareve.

 

“E ftoj Gjorge Ivanovin që të konstatoj se ekziston program qeveritar që është në interes të qytetarëve dhe që e con vendin përpara dhe që ruan karakterin unitar të shtetit. Ne program përfshihet ndryshimi i ligjit per gjuhet, per ti dhene liri e te drejta te barabarta te gjithe qytetareve te Maqedonisë, por nuk do te kete ndryshime kushtetuese.” 

 

Sa i përket përdorimit te shqipes ne bankënota dhe uniformat e forcave policore e ushtarake, Zaev tha se debati për këto çështje mbetet i hapur dhe se për momentin një mundësi e tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën, ndonëse BDI mendon te kundërtën. I pyetur nese kryetari i kuvendit do te ishte nga BDI-ja, Zaev nuk e përjashtoi kete mundësi.

 

“Nuk kam asnje paragjykim që kryetari i kuvendit te jetë qoftë kandidat i BDI-së apo i ndonjë partie tjetër. Javën e ardhshme pres që të tentojmë që bashkë me partitë që dhanë mbështetje të bisedojmë dhe ta zgjidhim ceshtjen e mandatit. Dua te bind Ivanovin se programi yne eshte i plote dhe mazhoranca e qëndrueshme.”

 

Zaev premtoi gjithashtu zbardhjen e disa rasteve, si Monstra, Kumanova, apo Sopoti, per te cilat do të kërkojë edhe hetim ndërkombëtar. Megjithatë, ai nuk i dha përgjigje pyetjes se çfarë hapash do te ndërmerren nese presidenti nuk do t’ia jape mandatin per formimin e qeverise. Pas deklaratave te përsëritura se platforma shqiptare cenon unitetin dhe sovranitetin, Ivanov beri nje tjeter koment ne nje manifestim ushtarak.

 

“Ushtria e Maqedonisë është e gatshme t’u përgjigjet sfidave dhe të mbrojë integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit. Edhe sot, si para një çerek shekulli, po ballafaqohemi me sfida. Por, edhe sot kemi ushtrine, e cila është mbrojtëse nga kërcënimet, krenari për qytetarët dhe shpresë për paqen në vend”.

 

Ndërkaq, partia e Gruevskit, reagoi pas publikimit te programit nga Zaev, duke e akuzuar se gënjen popullin, ndërsa përsëriti thirrjen qe ai te heqë dore nga platforma shqiptare.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video