Subscribe

Shkupi zyrtar shpreson që nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari të dalë një qeveri funksionale. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se do të vijojnë bisedimet me Sofjen për të zgjidhur çështjet që kanë mbetur pezull me qëllim integrimin në Bashkimin Evropian.

 

“Këtë herë presim Parlament funksional dhe qeveri politike edhe për marrjen e dritës jeshile, respektivisht zhbllokimin e Maqedonisë së Veriut të rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian. Unë kam deklaruar se nuk dorëzohem. Vazhdojmë, deri sa ta zgjidhim këtë çështje.”

 

Zaev ka theksuar se me Bullgarinë mund të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura, por jo për identitetin, gjuhën dhe veçoritë e tjera të kombit maqedonas.

 

Dy vendet, që nga nëntori i vitit të kaluar, i kanë përkeqësuar raportet për shkak të vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

 

Ky vendim ka penalizuar edhe Shqipërinë, e cila ka plotësuar të gjitha kushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *