Kryetari i lidhjes social-demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ka fituar zyrtarisht të drejtën për formimin e qeverisë së re.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin këtë të enjte, duke nisur kështu edhe afati prej 20 ditësh për arritjen e shumicës parlamentare përmes bashkëpunimit në koalicion.

STEVO PENDAROVSKI PRESIDENT, MAQEDONI E VERIUT

 “Ne baze te nenit 84, ne pajtueshmeri me nenin 90 te Kushteutes dhe propozimit te koalicionit “Mundemi”, emëroj Zoran Zaevin, kreun e LSDM-se dhe deputetin e Kuvendit si mandatar per formimin e qeverise së re dhe kandidat per kryeminister.”

Pas marrjes se mandatit, Zaev nuk beri te ditur nese ka arritur te siguroje 61 votat e nevojshme, por as te qartesoje pozicionet me Bashkimin Demokratik per Integrim qe gjithashtu kërkon postin e kryeministrit.

ZORAN ZAEV KRYETAR I LSDM

“Ne po i vazhdojme bisedimet. Kemi sukses ne shume aspekte, por kemi edhe çeshtje të tjera qe nuk i kemi mbyllur, jane çeshtje serioze. Nuk do te jap detaje pasi nuk do te ishte ne interes te flasim pa pasur diçka konkrete. Eshte me rendesi qe sa me pare te formohet qeveria, te cilen jam i gatshem ta drejtoj ne kater vitet e ardhshme. “

Nderkohe, kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti, kishte ftuar ne takim këtë të enjte, kryetaret e opozitës shqiptare, por asnjeri prej tyre nuk i eshte pergjigjur fteses. Zijadin Sela dhe Afrim Gashi kanë kerkuar axhende te qarte se çfare deshiron kryetari i BDI-se nga nje takim i tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *