Yuri Kim: Vdekja e Klodian Rashës tragjedi, por dhuna e papranueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të Klodian Rashës.
Kryediplomatja theksoi se qeveria ka përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit dhe të ushtrojnë përmbajtje ne mbrojtjen e sigurise dhe prones publike.
Po ashtu, ajo paralajmëroi opozitën që mos të bëjë gabimet e së kaluarës dhe të distancohen nga dhuna.
“Vdekja e Klodian Rashas eshte nje tragjedi dhe ne i shprehim ngushillimet me tona të thella familjes dhe miqve to tij. Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policise Veliu, Kryetarin e Partise Demokratike Basha dhe Kryetaren e Levizjes Socialiste per Integrim Kryemadhi, per të diskutuar mbi të drejtat e qytetareve dhe pergjegjesite e udheheqesve. Ajo nenvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plote dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojne pergjegjesi ne të gjitha rastet. Në kete drejtim, ne verejme se autoritetet kane kapur oficerin ne fjalë dhe kane nisur hetimet. Ata qe kerkojne të jene ne pushtet duhet të shfaqin aftesine e tyre per të udhehequr ne nje menyre të pergjegjshme, perfshire edhe duke refuzuar dhunen. Ata qe kane qene ne pushtet me pare nuk duhet te bejne gabimet e se kaluares, duke sugjeruar se dhuna eshte e pranueshme. Ambasada e Shteteve to Bashkuara iu ben thirrje të gjitha paleve të tregojne permbajtje, ne perputhje me pergjegjesite e tyre, ne menyre qe të drejtat e të gjithë qytetareve shqiptare të mbrohen, dhe qe zerat e tyre, perfshirë atyre ne proteste, të kene mundesi të shprehen dhe të degjohen pa dhune.”




