E hënë, 23 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Yuri Kim takim “kokë më kokë” me kryeprokurorin, çfarë u diskutua

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dolën këtë të hënë në një prononcim për mediat pas takimit me koordinatorët pranë prokurorive në Pogradec.

 

Diplomatja amerikane deklaroi se koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi në Shqipëri, ndërsa tregoi se në takim u fol veçanërisht edhe për ndjekjen e krimeve zgjedhore.

 

Nga ana tjetër, kryeprokurori Çela vuri theksin të mbështetja e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Shqipërisë.

Më shumë video

Reklamë