Ambasadorja amerikane, Yuri Kim i bëri apel Strukturës së Posaçme Antikorrupsion të hetojë ata që përfshihen në krime zgjedhore.

 

Kim tha në rrjetet sociale se qytetarët duhen lejuar të votojnë të lirë të dielën.

 

“Ne e nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore.”

 

Në SPAK janë dorëzuar 91 kallëzime për krime zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *