E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Yuri Kim: Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për Gjykatën Kushtetuese

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi pas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për t’i dërguar Parlamentit emrin e Altin Binajt për Gjykatën Kushtetuese.

 

Reklamë

Yuri Kim u shpreh shpresëplotë se kjo gjykatë do të jetë funksionale shumë shpejt, sapo Presidenca të emërojë kandidaturën e vet.

 

“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, tha Yuri Kim në “Twitter”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë