Pas ndjesës publike të kërkuar nga kandidati për deputet i PD-së, Xhelal Mziu, ka reaguar dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila e ka përshëndetuar këtë veprim.

 

Ajo thotë se dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet dhe nuk duhet të përsëritet.

 

“Është mirë të shohësh të kërkohet falje për Dibrën. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët, i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë. Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve”, shkuran ambasadorja Kim.

 

Ajo u bën apel udhëheqësve qe të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë Shqipërinë larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhmeje më të mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *