E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Yuri Kim reagon pas dënimit të Saimir Tahirit: Askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht pasurisë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin me 3 vite dhe katër muaj burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhënë sot nga Apeli i GJKKO.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane iu bën thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

 

“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Kim.

Më shumë video

Reklamë