Nga qendra e numërimit “Vasil Shanto” në Tiranë, ku bëri një inspektim, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u bëri thirrje partive politike të qetësohen dhe të mos shpallin fitoren para kohe.

 

Ajo tha për mediat se tani është momenti që numëruesit të ushtrojnë detyrën e tyre me përgjegjësi dhe kur rezultati të dalë, të jetë i gjithëpranuar.

 

“Do të shohim procesin nga afër. Votuesit shqiptarë kanë bërë punën e tyre. Tani përgjegjësia mbetet te numëruesit që të bëjnë punën e tyre me integritet dhe unë besoj se do ta bëjnë. Gjithashtu mendoj se është e rëndësishme që autoritetet të ndjekin të gjitha ankesat që mund të dalin. Dhe në fund për kandidatët dhe partitë, është koha të qetësohen, të kenë durim, tëp resin rezultatin dhe kur rezultati të certifikohet, ta pranojnë atë. Le të shohim si do të shkojë procesi. SHBA, si një mik i Shqipërisë, do të jetë këtu gjatë gjithë rrugës, deri në fund.”

 

Të njëjtin apel përsëriti dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që shoqëroi Yuri Kim në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *