E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Yuri Kim mesazh të prerë për “Zgjedhoren”: Mos vendosni kushte të reja, mbani fjalën!

Ambasadorja amerikane e nisi ditën me një mesazh të qartë për palët politike, që nuk gjetën dot konsesusin për reformën zgjedhore të dielën.

Reklamë

Yuri Kim u shpreh në “Twitter” se përfaqësuesit nuk duhet të shtojnë kushte të reja, por duhet të mbajnë fjalën për të ofruar produktin.

“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe janë jashtëzakonisht afër. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni së insistuari në gjëra të pazbatueshme dhe në vendosjen e kushteve të reja. Koha për të mbajtur fjalën. Është koha për të ofruar.”

Pavarësisht diskutimeve të gjata dhe ndërhyrjes së një përfaqësuesi të SHBA, mazhoranca dhe opozita nuk e arriti konsesusin për reformën zgjedhore brenda afatit.

Më shumë video

Reklamë