Subscribe

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, shfrytëzoi 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të dhënë një mesazh për të gjithë prokuroret dhe gjyqtarët.

 

YURI KIM

AMBSADORE E SHBA NE TIRANE

 

Gjyqësia nuk ësHtë e thjeshtë, apo e shpejtë, por po ecën para. Ata që thonë të kundërtën, ata që nuk duan të kenë rezultate duan ta kthejnë Shqipërinë në të shkuarën. Në një kohë kur gjyqtarët mund të bliheshin ose kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët nuk besonin se kishte diçka të tillë si gjykata dhe gjyqi. Ajo kohë është e mbaruar. E gëzuat kohën tuaj, i mbushët xhepat. Stop. Mbaroi.  Koha juaj mbaroi. Është koha që të lini njerëzit normalë që të besojnë se ka drejtësi në shqipëri. Se ia vlen që ata dhe fëmijët e tyre të rrijnë. Se ka ndëshkim për ata që kryejnë krime. Këtë ka bërë GJK dhe këtë duhet të bëjë. Këtë duhet të bëjë çdo magjistrat. Mos iu përgjigjuni telefonatave, mos merrni dhurata, mos kini frikë nga kërcënimimet.

 

I njëjti mesazh por me tone më të qeta erdhi edhe nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë.

 

Christiane Hogmann kërkoi që të ecet para me çështjet për hetimin e korrupsionit në nivele të larta zyrtarësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *