E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Yuri Kim: Liderët e partive të zgjedhin kandidatë të pastër për zgjedhjet

Edhe një herë tjetër, ambasadorja amerikane Yuri Kim u bëri thirrje liderëve të partive politike që kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit të jenë figura të pastra.

 

Gjatë një konference të organizuar nga “KRIIK Albania”, Kim deklaroi se vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të rifitojnë besimin tek institucionet dhe do të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme.

 

“Teksa Shqipëria synon të bashkohet me BE, duhet që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, me kandidatë të pastër, që përfaqësojnë qytetarët. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë të kenë besim tek institucionet. Meritojnë të shohin lidershipin e partive në Parlament teksa iu shërbejnë interesave të tyre. Të gjithë kanë një rol për të luajtur në forcimin e demokracisë. Ne po punojmë me partitë politike, duke i inkurajuar dhe madje edhe i lutur që të ndërtojnë besim tek qytetarët që të vendosin kandidatë që nuk promovojnë korrupsion dhe cenojnë demokracinë. Partitë politike duhet të marrin seriozisht obligimin që të bëjnë transparente financimet. Votuesit shqiptarët kanë gjithashtu përgjegjësi që të mos pranojnë para për votën e tyre. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem elektoral më të mirë. Inkurojmë të gjithë partitë politike dhe aktorët për një sistem transparent”, u shpreh Yuri Kim.   

Më shumë video

Reklamë