Subscribe

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim e ka konsideruar një lajm të madh dekretimin e emërimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane shkruan se pas tre vitesh, Shqipëria do të përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

“LAJM I MADH! Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si gjyqtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet, do të ketë një korum funksional. Shqipëria do ta përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, pas tre vitesh mosfunksionim të saj. Presidenti, KED dhe Parlamenti kanë një meritë të madhe për këtë gjë,”- shkruan Kim.

Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, sipas ambasadores Kim, Shqipëria tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Ky është një hap gjigand. Urime popullit të Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *