“Hetim të krimeve zgjedhore”, ky ishte mesazhi që ambasadorja amerikane Yuri Kim i përcolli këtë të hënë kryeprokurorit Olsian Çela.

 

Diplomatja tha se të gjitha rastet e shit-blerjes së votës të denoncuara në prokuroritë e rretheve duhet të shqyrtohen me prioritet, me qëllim që të gjithë shkelësit të vihen para drejtësisë.

 

 

YURI KIM – AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

“Do doja të thoja që Prokurori i Përgjithshëm dhe unë folëm për vazhdimësinë për të vazhduarit me ndjekjen e krimeve zgjedhore. Dhe në të gjitha ato raste ku ka krime, viktimat duhet të marrin atë që u përket atyre, por gjithashtu dhe shkelësit duhet të dënohen.”

 

E pyetur për nismën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta, diplomatja amerikane refuzoi të jepte një përgjigje.

 

“Sot duhet vetëm të fokusohesha tek drejtësia dhe koordinatorët e viktimave.”

 

Deklaratat Yuri Kim i bëri nga Pogradeci ku së bashku me kryeprokurorin Olsian Çela u takuan me tre koordinatorët e viktimave në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

 

TITRA

KIM: HETONI KRIMET ZGJEDHORE

 

AMBASADORJA AMERIKANE KERKON NDESHKIMIN E SHKELESVE

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *