Subscribe

Edhe një herë tjetër, ambasadorja amerikane Yuri Kim sqaroi deklaratën e saj për zgjedhjet e 25 prillit dhe thirrjen që qytetarët të votojnë për ndryshim. Teksa kjo deklaratë u komentua sikur Kim mbështeste opozitën, nga Fieri, ajo shpjegoi se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

 

“Është pjesë e përpjekjeve të mia që të shikoj sa më shumë nga Shqipëria veçanërisht duke pasur parasysh se jemi para zgjedhjeve të 25 prilli. Unë jam një person shumë i drejtpërdrejt dhe ju siguroj që nëse do të doja që ju të votonit për dikë do jua thosha, dhe nuk do jepja një mesazh të fshehur. SHBA-të nuk mbështesin një parti apo një kandidat të caktuar politik, e vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar që të shprehë vullnetin e tij përmes votës. Paralajmërojmë kundër kujtdo që duan ta mohojnë këtë të drejtë duke e blerë apo duke e shitur votën. Kjo është shumë e rëndësishme që votuesit ta mbajnë mend që ata kanë fuqinë, por edhe përgjegjësinë.”

 

Yuri Kim u takua me votues për herë të parë, takim nga i cili doli besimplotë se demokracia është në drejtimin e duhur me këta të rinj që do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *