Ambasadorja amerikane, Yuri Kim kërkoi që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda vitit 2020. Ultimatumin kryediplomatja e dha duke ju referuar një deklarate të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi në Parlament.

 

Në “Twitter”, ajo shpërndau fjalën e Ruçit dhe shkroi: “Ne jemi dakord, Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale deri në fund të vitit.”

 

Të hënën, kur Kuvendi rinisi punimet, Gramoz Ruçi deklaroi me tone të ashpra se Gjykata Kushtetuese duhet të nisë nga puna që në datën 1 janar 2021. Ai tha se  kupa po derdhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *