Ambasadorja Yuri Kim e shoqëruar nga Ministrja Olta Xhacka vizituan nga afër disa nga afganët e strehuar në vendin tonë gjatë ditëve të fundit, pasi ato u nxorren jashtë Kabulit nga forcat amerikane.

Teksa shkoi në facebook, mbresat e këtij takimi dhe historite njerezore që e preken, Kim rrëfen se është emocionuar vecanërisht me gjestin e një vajze të vogël që I dha diplomats amerikanenjë vizatim të një luleje si një gjest miqësie.

 

Kim shton se afganët vecanërisht kanë lëvduar dhe kanë shprehur mirënjohje për pritjen kaq të ngrohte që I ka ofruar populli shqiptar.

 

| “Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre. U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures).” – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *