Dy fermeret, Ester dhe Nur janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme. Me tone të larta, ato kanë hedhur akuza të rënda ndaj njera-tjetrës.
Nur pretendon se Ester nuk është kujdesur për të dhe nuk i ka interesuar se si ndihet ajo në Fermë.
Nga ana tjetër, kjo e fundit e quajti deklaratën e Nur si të turpshme
Pjesë nga debati:
Ester: Do marrësh urdhra nga Limi?
Nur: Unë Limin e kam larguar nga ty, e di vetë ai
Nur: Kam ndenjur me ty një javë, ndërsa me njerëzit që kanë ndenjur me mua dy ditë kanë ardhur më kanë pyetur a je mirë, çohu ha bukë.
Ester: Për sot e ke?
Nur: Që në spektakël Ylli të ka bërë për vete dhe ti shkon pas tij si pas deles
Ester: A ishe dje me mua dhe me Yllin, pse se the që dje këtë gjë?
Limi: Qimja po bëhet tra, jam dhe unë pjesë e kësaj Ferme. Na ke bërë dalje të gjithëve.
Nur: Unë thashë që s’të ka interesuar
Ester: Ti po e thua këtë për mua?
Nur: Më vjen keq që jam sjellë me ty si me motrën tënde
Ester: Të të vijë turp që për një vend në tavolinë, flet kështu për mua.
View this post on Instagram
Debati i ashpër me Nur, e ka prekur shumë Ester, e cila edhe është përlotur.
Ajo tha se në ambientet e Ferma VIP nuk mund të krijosh shoqëri të vërteta, duke u ndjerë kështu e zhgënjyer nga marrëdhënia me Nur.
Pjesë nga biseda:
Albi: Ester po qan ti?
Ester: Jo
Ylli: Nuk i vjen turp, nuk duhet me qa prej një njeriu që nuk e njeh.
Kejsi: Mos e lësho veten para askujt
Ester: Jam me nerva, dhe po nuk qava plas.
24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe në ekranin e Vizion Plus.
vizionplus.tv





