Subscribe

Per here te pare ne proceset e zhvilluara ne Gjykatën e Krimeve te Renda kamerat e televizioneve nuk lejohen, pasi një vendim i tille nuk ishte marre nga trupa gjyqësore, por zyra për marrëdhëniet me publikun. Shërbeu kërkesa e njërit prej te pandehurve ne gjyqin kundër te akuzuarve se dërgonin luftëtare shqiptare drejt Sirisë që e gjithë situata të qartësohej. Gert Pashja kërkoi zbardhjen e vendimit se pse kamerat nuk lejohen, ndërkohe që kryesuesja e trupit gjyqësor tha se nuk ka një vendim që nuk i lejon dhe se duhet pyetur organi kompetent se pse ndodh diçka e tillë. Ne përfundim të seancës u mor vesh se organi kompetent për moslejimin e kamerave të televizioneve nuk ishte gjykata, por zyra për marrëdhëniet me publikun. Avokati kërkoi shpalljen të pavlefshme të shkresave të kësaj zyre, pasi vendime të tilla merren vetëm nga gjykata. Kjo ishte seanca e parë për vitin 2016 ndërkohë që nga 22 dhjetori i një viti më parë, procesi zhvillohej pa praninë e kamerave të televizioneve. Gjate seancës të pandehurit kërkuan përjashtimin e mbrojtësve të caktuar nga gjykata dhe dëgjimin e përgjimeve të Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *