Drejtuesi Politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu takoi këtë të hënë tregtarët për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Ata thanë se shteti nuk ka investuar për një treg sipas kushteve të përshtatshme higjienike.

 

Xhelal Mziu denoncoi se janë harxhuar 20 milionë lekë për një godinë tregtare që, sipas tij, nuk funksionon. Ai u shpreh se kjo situatë duhet të marrë fund dhe shteti të mbështesë tregtarët.

 

“Mbylli tregun, mbylli markatën, mbylli thertoren dhe sot tregtohet në rrugë, apo edhe më keq tregtarët nuk vijnë në një treg “rrugë” ku nuk mund të blihet. Pak kohë më parë bashkia ka investuar rreth 20 milionë lekë në një ndërtesë vetëm për ta lyer me gëlqere, por pa plotësuar asnjë kusht për të tregtuar në të. Kjo situatë ku mungon tregu, mungojnë pikat e grombillimit, mungojnë frigoriferët, mungon shteti, fermerët kanë marrë masa ekstreme duke i prerë pemët, pasi prodhimet kalben dhe hidhen përrenjve”, tha Xhelal Mziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *