Policia e Krujës ka gjetur dhe sekuestruar pistoletën me të cilën xhaxhai Shkëlqim Halili vrau nipin e tij R. Halili. Bashkë me pistoletën është sekuestruar edhe një pushkë që e posedonte autori i krimit.

 

Gjatë natës dhe paradites së të dielës forcat e policisë kanë kryer kontrolle dhe kanë gjetur armën e krimit. Ndërsa autori u arrestua të shtunën kur ndodhi vrasja, rreth një orë pas ngjarjes.

 

Shkëlqim Halili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas policisë, dyshohet që vrasja të ketë ndodhur pas një konflikti banal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *