E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Xhamia e Ballies në Elbasan shpallet objekti fetar me arkitekturën më të bukur në botë për vitin 2025

Xhamia e Ballies në Elbasan, e përzgjedhur fillimisht si një nga pesë objektet më të bukura të kultit në botë, ka triumfuar në finalen e çmimit prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily, duke u shpallur fituesja kryesore.

Ky vlerësim e vendos Elbasanin dhe Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të arkitekturës fetare, duke e konfirmuar si një nga monumentet më të rëndësishme kulturore dhe historike në botë.

Xhamia e Ballies u vlerësua për arkitekturën e saj unike, e cila ndërthur elemente tradicionale osmane me një qasje bashkëkohore, duke krijuar një harmoni të rrallë mes historisë dhe modernitetit.

Reklamë

Fitorja në këtë garë ndërkombëtare është një sukses i madh jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por edhe për të gjithë Shqipërinë.

Ky çmim prestigjioz e bën Xhaminë e Ballies një destinacion të rëndësishëm për studiuesit, arkitektët dhe turistët nga e gjithë bota, duke dëshmuar vlerën e trashëgimisë kulturore shqiptare në nivel global.

Vazhdo të lexosh

Reklamë