E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Xhaka thumbon De Biasin: Kuq e zi deri në vdekje!

Pak pas qëndrimit të ashpër të teknikut të kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi, i cili nënkuptoi se Taulant Xhaka mund të mbetej për një kohë të gjatë jashtë formacionit, ka ardhur reagimi i futbollistit.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Taulant Xhaka shfaqet së bashku me sportistin tjetër të kombëtares Armir Abrashi me një koment thumbues për teknikun por dhe një mesazh të fortë për tifozat kuq e zi. Xhaka dhe Abrashi shkruajnë: Deri në vdekje kuq e zi!

 

Reklamë

Më herë trajneri De Biasi tha se Xhaka dhe Abrashi u larguan pasi nuk ndiheshin mirë. Por duke folur specifikisht për Xhakën, tekniku italian shtoi se kombëtarja mund të bënte edhe pa Xhakën, derisa ky i fundit të tregojë në fushën e blertë se vlen për të qenë në formacion.

 

 

Më shumë video

Reklamë