Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes lojtarëve në fushën e lojës.

 

Protagonist ka qenë në disa momente Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës.

 

Pas një rasti të Serbisë brenda zonës, ku Mitroviç ka pretenduar për penallti, por gjyqtari nuk ka qenë në të njejtin mendim.

 

Kjo ka sjellë tension në pankinën serbe. Në polemikë është përfshirë është edhe Xhaka i cili ka bërë një gjest fyes ndaj Vlahovicit që ndodhej në stolin e Serbisë. Reagimi i Xhakës ishte një përgjigje për gjestin e turpshem të Vlahovic në pjesë e parë i cili preku organet gjenitale pas golit të shënuar.

 

Ka mjaftuar ky reagim i Xhakës drejt stolit serb për të shkaktuar një përplasje mes palëve.

 

Në fund Xhaka u bë sërish protagonist pasi pati një tjetër përplasje të fortë me Mitrovic, situatë në të cilën u përfshinë të gjithë lojtarët.

 

Në fund ata që festuan ishin zviceranët, të cilët munden 3 me 2 Serbinë dhe u kualifikuan për në fazën tjetër ku do të luajnë ndaj Portugalisë.

 

Kjo është hera e dytë pas 2018 që Zvicra nxjerr jashtë Botërorit Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *