Me siguri keto jane pamje që cdokush nga shqiptarët anembanë botës nuk do ti harroje lehte…

Besojeni apo jo, dy shqiptarë I kanë dhënë një leksion të vërtete futbolli serbisë në një kompeticion kaq të rëndësishëm si Kupa e Botës..

Nuk ka fare rëndësi se ku kanë lindur, në Kosove, Maqedoni,Mal të zi, apo diaspor,,, nuk ka aspak rëndësi se cilën shtet përfaqësojnë..

Kur duan ta tregojnë se në gjakun e tyre rrjedh gjakkuqezi e nxjerrin në pah…

Festa e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me simbolin e flamurit kuqezi, shqiponjën pas dy golave të triumfit kundër Serbisë, e dëshmon më mirë sesa cdo gjë tjeter një fakt të tillë.

Sonte nuk bën sens të kujtojmë sa I kemi dashuruar kur kemi dashur e sa I kemi urryer kur nuk na ka pëlqyer..

Sonte kemi qënë të gjithë me shqiptaret e Zvicrës dikush me zë e dikur pa zë por me me zemër  kemij gëzuar njesoj si ata, kemi vuajtur sikurse ata..4 shqiptaret Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili kaneë qënë thjesht fantastic në duelin e grupit E,  Zvicer-Serbi..

Fitorja 2 me 1 e helveteve, bëri që kjo kombëtare të ngjitet ne kuotëne  4 pikeve po aq sa ka edhe Brazili, por me shanse maksimale për të shkuar më tej pasi sfidne e fundit do ta luajë kundër Kosta Rikes e cila nuk ka asnjë pikë.

Në Kalinngrad, pjesa e parë pa një serbi me te qartë dhe me efikase. Ata kaluan në avantazh pas një goditje me kokë të Mitrovic që në minutën e 5. Pavarësisht disa rasteve sporadike në të dyja portat, 45 minutëshi I parë u mbull kështuj me avantazhin e serbeve. Por e dyta ishte krejtësisht një tjeter histori. E gjitha për meritë të shqiptareve..të cilët ngjiten në kateder duke dhuruar një mbrëmje fantastike.. Si fillim barazon shifrat Granit Xhaka.

 

Mesfushori I Arsenalit festoon si I cmendur me shqiponjen..një lloj shfryrje edhe ndaj vërshellimave pa fund të tifozeve serb ndahj lojtarëve të zvicres duke qënë se ishin në shumice në stadium…Goli transformon zvicren e cila përfiton nga shthurja taktike e Serbeve dhe nëpërmjet daljeve të shpejta në sulm krijon disa raste të pastra për shënim. Mes të tjerash regjisytrohet nje shtylle spektakolare e Shaqirit dhe disa raste te Gavranovic….

 

U duk sikur do të mbyllej kështu 1 me 1, por kjo është një mbrëmje e destinuar për tu futur në historine e shqiptarëve të famshëm në futboll. Shaqiri është qershia mbi torte..me golin e triumfit shënuar në minutëne 90 që cmend dy kombe..zviceranet dhe shqiptarët… sonte ëshhtë fiks nata kur është mirë të themi … “O sa mirë me qënë shqiptare”…Dhe me plot gojën madje…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *